Showbiz

Zbulohet emri i një banori tjetër që do të marrë pjesë në “Big Brother VIP"

Shkruar nga Liberale

Zbulohet emri i një banori tjetër që do të marrë

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende asgjë nuk është e sigurt. Së fundmi është partneri i Fifit, Adis Patushi, i cili ka trazuar rrjetin me një postim në Instastory, ku ka postuar logon e “BBV3” dhe ka nënkuptuar me anë të shkrimit se do të jetë pjesë e “BBV3”.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo është thjeshtë një postim për të marrë vëmendjen e publikut. Kujtojmë se Fifi ka qenë pjesë e “BBV1” përpara lidhjes së saj me Adisin dhe asokohe  ka pasur shumë  vëmendjen e publikut.

Zbulohet emri i një banori tjetër që do të marrë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH