Showbiz

Zbulohet arsyeja pse Gentian Zenelaj nuk pranoi të merrte pjesë në filmin e Luizit

Shkruar nga Liberale

Zbulohet arsyeja pse Gentian Zenelaj nuk pranoi të merrte pjesë

Aktori Gentian Zenelaj u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film të Luizit, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.

“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli.”

Pastaj - i ftuar në emisionin “Pushime On Top”, - ai shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.

“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, - përfundoi Gentian Zenelaj.



Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH