Showbiz

Zbardhet dasma e Mira Muratit, vetëm pak muaj pasi nëna e saj pyeti me shaka ChatGPT “kur do të martohej vajza ime”

Shkruar nga Liberale

Zbardhet dasma e Mira Muratit, vetëm pak muaj pasi nëna e saj pyeti

Mira Murati, shqiptarja që punoi për komercializimin e inteligjencën artificiale "ChatGPT", do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskanën e bukur të Italisë.

Dasma është organizuar me protokoll të lartë sigurie, ku të gjithë të ftuarit kanë nënshkruar kontrata privatësie që ndalojnë publikimin e fotove apo videove në media dhe rrjete sociale.

Pas një rrugëtimi që e bëri një nga emrat më të përfolur në botën e teknologjisë, Mira Murati, shqiptarja e famshme që drejtoi zhvillimin e ChatGPT, do të kurorëzojë dashurinë në një ceremoni tërësisht private në Toskanë, Itali.

Vetëm pak muaj pasi nëna e saj kishte pyetur me shaka vetë ChatGPT “kur do të martohej vajza”, duket se universi dhe inteligjenca artificiale gjetën mënyrën për t’i kthyer përgjigje.

Ceremonia është mbajtur nën masa të rrepta sigurie: asnjë detaj nuk është bërë publik nga organizatorët, ndërsa të ftuarit janë pajisur me marrëveshje strikte konfidencialiteti që ndalojnë publikimin e çdo pamjeje nga dita e madhe.

Megjithatë, burime pranë familjes kanë bërë të ditur se dasma do të jetë një ndërthurje elegante mes traditës shqiptare dhe peizazhit romantik italian. Mira do të veshë një kostum tradicional nga jugu i Shqipërisë, me elementë të trashëgimisë kulturore të zonës së Vlorës, një homazh i bukur ndaj origjinës së saj.

Në sfond do të dëgjohen këngë dhe valle popullore shqiptare, që do të sjellin shpirtin e Shqipërisë në një nga ambientet më magjepsëse të Toskanës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH