Shakira ka braktisur skenën, pasi vuri re disa fansa që po e filmonin poshtë fundit.
Këngëtarja kolumbiane kishte veshur një fund të shkurtër dhe po kërcente në skenë, kur pa se po filmohej me celularë nga disa të pranishëm.
Ngjarja ndodhi në Miami. Ajo fillimisht reagoi, duke iu dhënë shenjë se i vuri re se çfarë po bënin, por më pas vendosi të braktisë skenën.
Një veprim i tillë u dënua ashpër nga një pjesë e përkrahësve të yllit në internet.