Showbiz

VIDEO+FOTO/ Pse gjithë kjo heshtje “vrastare” nga sjellja e pahijshme dhe fyese e djalit të miliarderit grek ndaj këngëtares shqiptare?!

Shkruar nga Liberale

VIDEO+FOTO/ Pse gjithë kjo heshtje “vrastare” nga sjellja e

Nuk ndëhynë rojet e sigurisë. As mediat helene nuk e dënuan aktin. Shumë shqiptarë kanë reaguar ndaj veprimit të pahijshëm nga djali i një prej njerëzve më të pasur në Greqi. Veprimi i tij ishte jo vetëm i pahijshëm por edhe poshtërues.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është përballur me një incident aspak të këndshëm, madje edhe racist. Ajo u ngacmua live në skenë gjatë një koncerti nga djali i miliarderit të njohur grek Evangelos Marinakis.

VIDEO+FOTO/ Pse gjithë kjo heshtje “vrastare” nga sjellja e

Në videot tashmë virale, djali i Marinakis mund të shihet duke i rrëmbyer Foureiras mikrofonin në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa këngëtarja përpiqet të përfundojë këngën e saj dhe njëkohësisht përpiqet të largohet prej tij.

VIDEO+FOTO/ Pse gjithë kjo heshtje “vrastare” nga sjellja e

Në një moment, miqtë e Marinakis në audiencë hodhën shampanjë ndaj Foureiras. Pas kësaj ajo largohet nga skena për t’u rikthyer pas 30 sekondash ku Marinakis fillon të flasë në anglisht dhe thotë se bashkëshorti i Elenit është vëllai i tij, duke lënë përshtypjen se janë miq. Menjëherë pas kësaj ai hidhet përsëri në audiencë.

VIDEO+FOTO/ Pse gjithë kjo heshtje “vrastare” nga sjellja e

Ngjarja ka ndodhurteksa Foureira po performonte ‘Fotia’ gjatë kësaj jave para një publiku live. Personi që shihet në skenë është djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis. Ky i fundit zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel.

VIDEO+FOTO/ Pse gjithë kjo heshtje “vrastare” nga sjellja e

Ky informacion i fundit është ndoshta arsyeja pse nuk mund të gjendet asnjë pasqyrim i këtij incidenti në mediat greke. Për shkak të bastionit që Marinakis ka në këto organizata, nuk ka gjasa që një akt ngacmues i kryer nga djali i tij të raportohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH