Një video me protagoniste këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është bërë virale në rrjet. Kjo për shkak të sjelljes arrogante të truprojës së saj.
Në një moment ylli u muzikës Pop, Dua ishte jashtë me të dashurin e saj Callum Turner në Paris, teksa një fanse i është afruar me telefon në dorë për të bërë një foto.
Megjithatë, para se fansja të arrinte Dua-n, bodyguardi i saj i shtyu me forcë dorën, duke bërë që telefoni i saj të binte në tokë.
Pamjet u shpërndanë në internet dhe fansat kanë ndarë mendimet e tyre se çfarë mendojnë për veprimet e truprojës, ku shumë thonë se ai “thjesht po bënte punën e tij” e ndërsa të tjerë dënojnë sjelljen e tij. Ajo çka tërhoqi vëmendje ishte dhe fakti se Dua nuk reagoi aspak përballë kësaj skene, por vazhdoi të ecte me të dashurin e saj, sikur të mos kishte vërejtur asgjë.