Showbiz

VIDEO/ Plas grushti ‘live’ në Përputhen, moderatori i shpëton rrahjes për mrekulli

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ Plas grushti ‘live’ në Përputhen, moderatori i

Në Top Channel, në një shou me emrin “Përputhen”, ku vajzat dhe djemtë shkojnë për t'u lidhur, për pak ka plasur grushti.

Një personazh me emrin Orjan është ngritur dhe ka dashur të qëllojë me grusht moderatorin Ronaldo Sharka, sepse ka pretenduar se ky i fundit po e tallte.

Teksa personazhi me emrin Orjan po fliste me një ndër konkurrentët e tjerë për sedrën dhe dinjitetin e një mashkulli, moderatori ndërhyri dhe e pyeti se çfarë është sedra.


“Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjiteti”, tha konkurrenti, ndërsa Ronaldo shpërthej në të qeshura nga përgjigjia e tij. Ironia e moderatorit ka acaruar shumë Orjanin, i cili tentoi që të godasë Ronaldon, por për fatin e mirë u ndalua nga djemtë e tjerë në studio. Sa i përket emisionit, nuk dihet nëse është përputhur ndonjë çift deri më tani apo jo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH