Showbiz

VIDEO/ Mos vallë ASAP Rocky sapo na zbuloi gjininë e fëmijës së tretë?

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Mos vallë ASAP Rocky sapo na zbuloi gjininë e fëmijës

ASAP Rocky ndoshta sapo na la të kuptojmë cila është gjinia e fëmijës së tretë që ai dhe Rihanna presin të vijë në jetë.

36-vjeçari po fliste para kamerave për familjen e tij në premierën e “Smurfs” në Belgjikë, kur një gazetar i Entertainment Tonight e pyeti: “A është vajza që ke pritur?”

Rocky nuk e la situatën t’i dilte nga duart dhe u përgjigj duke parë drejt RiRi:

“Është, është”. Më pas ngriti kukullën e Smurfette dhe e bëri më të qartë:

“Ja. E kupton ç’po them? Ja këtu.”

Gazetari s’e la me kaq: “Ti e di për çfarë po të pyes.”

Rocky thjesht qeshi pa shtuar asgjë tjetër, por videoja tashmë virale ka nxitur spekulimet e fansave se “ai  e la të kuptohej” se “është vajzë”.


As Rihanna nuk zbuloi asgjë konkrete rreth gjinisë, por ka diçka për të cilën ajo dhe Rocky nuk grinden kurrë: emri.

“Do të jetë gjithmonë një emër me R”, tha ajo.

AS

 


AP Rocky dhe Rihanna janë prindër të dy djemve, RZA dhe Riot që erdhën në jetë në maj 2022 dhe gusht 2023. Rihanna e zbuloi shtatzëninë e tretë në Met Gala që u mbajt në maj të këtij viti.

Në  një intervistë në prill 2022, ajo tha se planifikonte “të provonte për një vajzë, por nuk do të zhgënjehej nëse do të sillte në jetë djalin e tretë.”

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH