Atilla Kardesh ka përfunduar rrugëtimin e tij në formatin e “BBVK”. Edhe pse një eksperiencë e shkurtër, duket se do t’i lëri pak shije të hidhur pasi të shohë rrëmujën që ëhtë krijuar jashtë shtëpisë nga prania e tij në “Big”.
Ky vendim vjen pas një reagimi të fortë publik nga shoqëria dhe institucione të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë që kërkonin largimit e tij nga formati, pas shqetësimit që ai shkaktoi duke u bërë pjesë e “Big-ut” në të njëjtin ambient me ish bashkëshorten e tij.
Prania e tij në program së bashku me ish-partneren ka shkaktuar shqetësime të mëdha, me kërkesa nga publiku dhe institucionet për marrjen e masave për të shmangur çdo situatë që mund të shkaktonte stres ose kërcënim për Drenushën.