Showbiz

Verona bën deklaratën bombë! / Pas skandalit të Bucit me Santianën...

Shkruar nga Liberale

Verona bën deklaratën bombë! / Pas skandalit të Bucit me

Partnerja e ish konkurrentit të BBV Kosova, Bucit, Verona e ftuar në një intervistë ka folur rreth një ligji që pritet të hyjë në fuqi mbi tradhtinë.

Ajo është shprehur se një ndër dënimet më të mëdha për një person që tradhton është ta humbasi atë person.

Më tutje ajo u pyet se a do ta falte tradhtinë?

Verona është përgjigjur se këtë gjë nuk mund ta komentojë, ku sipas saj një gjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë. 

“Unë nuk jam këtu si Verona por si psikologe. Unë nuk mundem me e paragjyku një situatë të cilën nuk e kam kaluar vet, unë asnjëherë nuk jam ndjerë e tradhtuar dhe nuk mund ta jap një koment për një gjë të tillë që nuk e kam përjetuar”, është shprehur ajo.

Në fakt kjo është për t’u çuditur pasi gjatë qëndrimit në BBV, partneri i saj u komentua për afrimin e tepërt me ish konkurrenten tjetër, Santianën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH