Showbiz

Vendi u përmbyt nga stuhia, këngëtarja Adelina Tahiri me familjen ndodhet në Dubai, si është gjendja e tyre (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Vendi u përmbyt nga stuhia, këngëtarja Adelina Tahiri me familjen

Emiratet e Bashkuara Arabe, janë goditur nga një stuhi e fortë e cila ka  shkaktuar përmbytje të mëdha, të cilat vendi nuk i ka parë prej kohësh. 

Si pasojë e bllokimit të rrugëve dhe përmbytjes së aeroportit të Dubait, fluturimet ajrore janë anuluar për shkak se aeroporti është përfshirë tërësisht nga uji.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje tronditëse nga Dubai, ku vendi  shfaqet i zhytur nën ujë.

Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri e cila ndodhet me pushime në Dubai, ka ndarë gjithashtu në InstaStoy disa pamje nga përmbytjet atje. 

Vendi u përmbyt nga stuhia, këngëtarja Adelina Tahiri me familjen

Pak ditë më parë, këngëtarja ka publikuar disa foto, ku shfaqet në Dubai së bashku me familjen. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH