Showbiz

Vazhdon drama Robert Berisha-Xhensila! Ja kujt ja adreson ai famën e këngëtares

Shkruar nga Liberale

Vazhdon drama Robert Berisha-Xhensila! Ja kujt ja adreson ai famën e

Çdo gjë nisi që prej largimit të Robert Berishës nga formati i “Ferma VIP”. Ai u largua me dëshirë të plotë, duke shprehur se kishte mall për vajzën dhe nuk mund të vazhdonte më qëndrimin në garë.

Mirëpo menaxheri i Xhensila Myrtezajt ka publikuar disa mesazhe të Robertit, të cilat ishin rregjistruar një orë përpara se ai të futej në format dhe menaxheri tregonte se “barktisja” e Fermës nga Roberti ka qenë e planifikuar.

Lidhur me këtë ka reaguar Roberti nëpërmjet një interviste të zhvilluar së fundmi teksa është “kapur keq” me Xhensilën dhe është shprehur:

“Xhensila ka qenë e re kur është njohur me Besin dhe famën e ka krejt prej tij. A janë ndarë a s’janë ndarë, paradite dhe pasdite t’i thotë faleminderit atij sepse ajo ka qenë një çikë e re që nuk e ka njohur askush!”

Por nuk ka mbetur pa përmendur dhe menaxherin e këngëtares për të cilin thotë:Artistat e tij që këndojnë njëherë në vit, kështu menaxheri është ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH