Showbiz

Valeri zbulon emrin e fermerit që do të shkojë në finale! Po e them troç: Në finale shkon...(Video)

Shkruar nga Liberale

Valeri zbulon emrin e fermerit që do të shkojë në finale! Po

Banorët në “Ferma Vip” po vazhdojnë misionin e tyre me kafshët dhe njëkohësisht duket se po shijojnë edhe shoqërinë e njëri-tjetrit. Teksa ndodheshin në oborr, Valerio në një bisedë me Glorian dhe Baby G ka zbuluar banorin për të cilin mendon se do të prekë finalen. Ai beson se Flori është një nga personazhet që do të shkojë në finale ndërsa nuk ngurroi të shprehte konsiderata për të duke thënë se është një njeri i mirë dhe pozitiv.

“Unë nuk marr me lajka, unë them atë që mendoj. Unë i zgjedh njerëzit, siç e kam energjinë. Nuk kam zgjedhur shumë, 1-2 persona. Njërin po e them troç, është Flori. E kam përzemër dhe është person që e meriton të jetë në finale. Jam duke i parë të gjithë të tjerët, por kam në mendje edhe dikë tjetër, por uroj ta ngrejë sa më shumë mendimin që kam ai personi tjetër”, tha Valeri ndër të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH