Showbiz

Vajza e Julia Ilirjanit konkurrente në “Big Brother VIP 4”? Aktorja: S’e kam takuar akoma! Do ti mësoja 2 teknika loje

Shkruar nga Liberale

Vajza e Julia Ilirjanit konkurrente në “Big Brother VIP 4”?

Aktorja Julia Ilirjani ka treguar se nuk e ka takuar akoma vajzën e saj, Renne që pas daljes nga “Big Brother VIP”.


Vajza e Julias jeton në Amerikë, ndërsa gjatë një interviste me Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën, aktorja tha se e bija do të vijë në Shqipëri në fillim të Korrikut.

“Takimi jonë pas Big Brotherit pritet të bëhet se nuk është bërë akoma. Renee është në Amerikë dhe do të vijë në fillim të Korrikut.  Me të thënë të vërtetën tani ka filluar që të më marrë malli se deri tani isha rehat. Telefonatën e parë sa kam dalë nga Bigu e kam bërë me Renen. Nuk ofendoj asnjë. I kishte pëlqyer qëndrimi im aty në shtëpi. Më tha si ndihet dhe filloj të që fliste për hallet e veta”- tha Julia.

Vajza e Julia Ilirjanit konkurrente në “Big Brother VIP 4”?

“A do të kishte marrë pjesë Renne në “Big Brother VIP 4”? A do të mund ta përballonte?” e pyeti Beniada, ndërsa Julia tha se nëse Renee do të kishte dëshirë të bëhej pjesë e këtij reality show ajo do të mësonte disa teknika që nuk i dinte kur u fut në shtëpi.

“Nëse i bëhet një propozim dhe ajo ka dëshirë të futet është ok. Do ti mësoja nja 2 teknika loje që unë si dija”– u shpreh aktorja.

Vajza e Julia Ilirjanit konkurrente në “Big Brother VIP 4”?

Vajza e Julia Ilirjanit konkurrente në “Big Brother VIP 4”?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH