Kapërcimi i murit rrethues të shtëpisë së BBV, duket se ishte një plan i mirëmenduar i Gjestit për të marrë një Zarf të zi, pasi ai e dinte mirë se ku do binte.
Kjo vërtetohet se banorët i dinë rregullat në kontratën e nënshkruar para se të futen në BBV. Ajo që e vërteton është edhe reagimi i Egla Cenos, fituesja e edicionit të tretë të BBV e cila tha se të njëjtën gjë ka dashur të bëjë edhe ajo vitin e kaluar.
Por një video që qarkullon tani tregon se Gjesti e ka paralajmëruar se do bëjë dicka të rrezikshme.
Në një bisedë me Eglin, ai është shprehur: “Kam me e bë një rrezikim”.
Në atë moment, kamera në transmetim është hequr nga Gjesti dhe Egli për t’u zhvendosur në pjesë tjera të shtëpisë.
Në një diskutim me Gertën, është Amber ajo që thotë se Gjesti e ka bërë këtë veprim vetëm për të marrë zarfin e zi dhe me asnjë qëllim tjetër.