Showbiz

“Unë e dija që Bardhi do të dilte atë ditë”, Sara flet për largimin e këngëtarit nga shtëpia e BBVA

Shkruar nga Liberale

“Unë e dija që Bardhi do të dilte atë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni ka komentuar polemikat e shumta të largimit të Bardhit nga shtëpia e BBVA gjatë podkastit “MeKast” të Megi Pojanit.

Ajo tha se kishte njohuri paraprake se Bardhi do të dilte nga shtëpia e BBV-s.

“Unë e dija që Bardhi do të dilte atë ditë, e dija paraprakisht. E dija edhe për gjendjen e nënës së tij. Por, mënyra se si Bardhi u nxor ishte pak traumatike për të. Por, kam pritur që menaxhmenti i tij ta nxirrte më parë nëse ishte për ta nxjerrë, jo gjatë Prime-t. Jo në mënyrë aq traumatike, se ai po dridhej në studio kur arriti”, deklaroi Sara.

Modelja gjithashtu ka folur edhe lidhur me deklaratat e menaxherit të Bardhit, dhe adresimet që ai kishte bërë asaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH