Showbiz

Ulje e ngritje! Ja si paraqiten numrat e ndjekësve në Instagramet e banorëve të BBV3, Egla me rënie

Shkruar nga Liberale

Ulje e ngritje! Ja si paraqiten numrat e ndjekësve në Instagramet e

Kjo është një pasqyrë e numrit të ndjekësve të banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP3.

Këtë javë Julian Deda është rritur me 1 mijë ndjekës, nga 449 mijë ka shkuar në 450 mijë. Roza Lati po ashtu ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, nga 829 mijë tashmë numëron 830 mijë.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Heidin ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish, por nga ana tjetër Romeo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve duke pasur sërish 336 mijë njësoj si javën e kaluar. Sa i përket Meriton Mjekiqit, njësoj si javën e kaluar ai është rritur sërish me 2 mijë ndjekës në Instagram dhe tani numëron 324K.


Ndërkohë, një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 263 në 264 mijë. Sa i përket dosa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska ka shtuar 2K në Instagram, Liami ka fituar 200 ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 29.8K ndjekës, ndërsa Jetmiri është rritur me 3.4K duke numëruar tashmë 60.7K. Nga ana tjetër Egla Ceno, ka humbur 400 ndjekës dhe tashmë ka 72.6K në Instagram.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH