Showbiz

U vetëdorëzua në polici pas disa muajsh në arrati/ Prokurori merr VENDIMIN për Stresin!

Shkruar nga Liberale

U vetëdorëzua në polici pas disa muajsh në arrati/ Prokurori

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit, Stresi, u vetëdorëzua sot në policinë e Pejës pas disa muajsh në arrati. Stresi akuzohet nga personazhi i TikTok, Medi Iseni se e nxori në pritë tek Noizy dhe grupi i tij. Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00. Reperi u paraqit sot në stacionin e policisë bashkë me avokatin e tij.

“Rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sakaq, Prokuroria në Pejë i ka caktuar reperit Stresi, masën e paraburgimit prej 48 orësh.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH