Aktualitet

U thirr për herë të dytë, del nga SPAK Gaz Paja: Isha ulur në kafe me prokurorin, por pa dashje...

Shkruar nga Liberale

U thirr për herë të dytë, del nga SPAK Gaz Paja: Isha ulur

Aktori i humorit, Gazmend Paja, u paraqit mëngjesin e sotëm për herë të dytë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai nuk qëndroi për një kohë shumë të gjatë brenda SPAK-ut, por në dalje dha një komunikim të shkurtër për mediat.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse ishte në SPAK si aktor apo investitor strategjik, Paja nuk ktheu përgjigje për këtë pyetje, por me ironi tha: “Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe dhe pa dashje më mori celularin tim dhe ja solla të tijin dhe ja mora timin. Nuk ja di emrin, ishte rastësi.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH