Lajmi për divorcin mes aktorit Arben Derhemi dhe bashkëshortes së tij, Iva Korumi mori vëmendjen e publikut pak ditë më parë.
Sipas “Popart” aktori dhe bashkëshortja kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë, për shkak të tradhtisë së Arbenit.
Në lidhje me këto zëra që qazrkullojnë në rrjete, ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme.
“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.