Showbiz

U tha se është në një romancë me Princ Lekën, por çfarë thotë fotografja që "i fitoi zemrën" 

Shkruar nga Liberale
U tha se është në një romancë me Princ Lekën, por

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë kthyer në kryefjalë të medieve rozë së fundmi. Kjo pasi prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi për një ndarje të mundshme mes tyre. 

Dyshimet u ngjallën më tepër edhe fotot që të dy ata kanë publikuar me rastin e Krishtlindjes, ku ndryshe nga herët e tjera nuk kanë dalë së bashku, por kanë uruar veç e veç. 

Ndërkohë në media u raportua se Leka është në një "romancë të re" me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi. Dhe kjo e fundit ka reaguar nisur nga këto lajme, duke kontaktuar me JOQ Albania e ku është shprehur:

“Përshëndetje Joq, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”.

Pra si princi dhe fotografja nuk kanë konfirmuar ende për një lidhje të mundshme mes tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH