Showbiz

U tha se do të vinte në Shqipëri për të takuar Heidin, ish i dashuri nga Big Brother Italia ka një mesazh pë të gjithë shqiptarët

Shkruar nga Liberale

U tha se do të vinte në Shqipëri për të takuar Heidin,

Përpara se të hynte në Big Brother VIP Albania 3, Heidi Baci, ka qenë pjesë e Grande Fratello.

Ajo bëri bujë të madhe gjatë asaj kohe për shkak që krijoi një lidhje me aktorin Massimiliano Varrese, me të cilin kishte një diferencë të madhe në moshë, gjë që nuk i pëlqeu prindërve të saj dhe me këtë rast e larguan nga ai format.

Mes historisë së re të dashurisë me Romeo Veshajn, bukuroshja shpesh është komentuar edhe për lidhjen me Varresen.

Madje, ka pasur aludime se artisti italian do të hyjë në Big Brother për t’u përballur me Heidin.

Mbi të gjitha, mbrëmjen e djeshme (e martë), ai ka bërë një postim të dyshimtë duke shkruar në InstaStory italisht dhe shqip.

U tha se do të vinte në Shqipëri për të takuar Heidin,

“Faleminderit sinqerisht të gjithë njerëzve që më shkruajnë me shumë dashuri nga Shqipëria”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo ngjarje. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH