Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar ditën e sotme, pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri.
Në mes të interpretimit të saj, ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm, për të cilin përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se e bëri për të mbrojtur fëmijën që i kaloi përpara.
Ajo thotë se edhe pse theu këmbën vijoi performancën e ulur në karrige.
"Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Tani po reagoj te shmang spekulimet ( zuri femijen, shtikllat ) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige. Kjo, per te respektuar faktin ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja.
Më çuan në krahë në Urgjencën e Gjakovës, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Këmbën e kam të thyer dhe për 6 javë do marr kujdesin e nevojshëm në Tiranë. Unë vetëm në 3 muajt e fundit kam bërë punë artistike me shumë vlerë, por vëmendjen e një rrëzimi nuk e konkurojnë dot kurrsesi. E di që më tepër vëmendje këtu merr po te “rrëshkiti këmba” se kontributi artistik", ka shkruar këngëtarja krah videos ku shihet me këmbën e lënduar.