Aktori Besfort Daka ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 3.”
Daka dhe aktori tjetër, Rezart Veleshnja, u përjashtuan të premten për shkak të shkeljes së rregullave.
Gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e së hënës mbrëma, Besforti ka shprehur zhgënjimin e tij, duke theksuar se vendimi është i padrejtë pasi nuk ka bërë asnjë kërcënim ndaj Rezit.
“E respektoj vendimin e Vëllait të Madh, edhe pse mendja më ka shkuar me u koçit mirë kësaj pune me desht edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh pse më kanë qit, mendoj se vendimi është i padrejtë se nuk e kam kërcënuar Rezin, por, megjithatë, faleminderit shumë,” u shpreh ai në deklaratën e tij.
Daka shtoi më tej: “Mendoj që nuk ka qenë kërcënim, por nëse Vëllai i Madh e ka cilësuar të tillë, pranoj vendimin.”