Showbiz

U përfol se ishte në pritje të ëmbël, Samanta Karavella bëhet nënë për herë të parë? Ja POSTIMI që ngriti dyshimet

Shkruar nga Liberale

U përfol se ishte në pritje të ëmbël, Samanta Karavella

Prej kohësh është përfolur së këngëtarja e njohur Samanta Karavella është në pritje të ëmbël.

Ndonëse ajo vetë nuk ka e ka konfirmuar, një story e saj e publikuar së fumdmi ka ngritur dyshimet se këngëtarja është bërë nënë për herë të parë.

Samanta ka postuar dorën e një bebeje e cila pretendohet të jetë vajzë, ku shkruan: “Dorë biskota ime.”

U përfol se ishte në pritje të ëmbël, Samanta Karavella

Po ashtu edhe në fotot e fundit të saj, Samanta është parë me barkun e rrumbullakosur, të cilin nuk ka tentuar ta fshehi.

Dyshimet e para se këngëtarja mund të ishte shtatzënë filluan shtatorin e 2024, ku ajo u shfaq e veshur më një xhup të trashë dhe barkun e fryrë mirëpo asaj kohe mbeti thjesht një aludim.

U përfol se ishte në pritje të ëmbël, Samanta Karavella

Po ashtu ditë më pas ajo postoi disa imazhe të tjera ku ishte munduar të shmangi barkun e saj, duke shtyrë ndjekësit të mendojnë se diçka fshihej pas këtij veprimi. 

Vetë këngëtarja nuk ka deklaruar se është në një lidhje romantike, por Samanta u përfol vite më parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH