Showbiz

U ndalua nga policia në Maqedoninë e Veriut, reagon Fero

Shkruar nga Liberale

U ndalua nga policia në Maqedoninë e Veriut, reagon Fero

Këngëtari i njohur, Fero u ndalua një ditë më parë nga policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Bllacë. Sipas mediave në Kosovë, para disa vitesh ai ka pasur një akuzë në Maqedonin e Veriut dhe gjatë hyrjes ilegalisht në Republiken e Maqedonis së Veriut, ndaj u ndalua nga policia.

Policia njoftoi se “më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë”.

Fero iu dorëzua punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.

Ai ka reaguar sot, në mënyrë indirekte për këtë situatë, duke publikuar foto në ‘Instastory’ duke pirë kafe.

“I pash diqka do postime, veq di me ju thone qe kafja e shkupit ka lezet”, shkruan Fero që mesa duket i ka zgjidhur problemet ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH