Showbiz

"U kryqëzua" për lidhjen me Endri Priftin, shpërthen keq Ola Bruko: Mos guxoni të përmendni fëmijët e mi!

Shkruar nga Liberale

"U kryqëzua" për lidhjen me Endri Priftin, shpërthen

Gazetarja e njohur Ola Bruko, pak ditë më parë bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti. Por mes komenteve pozitive, nuk munguan as ato paragjykuese.

Ajo zgjodhi njërën prej tyre, për ta bërë publike dhe për t’iu përgjigjur përmes tij të gjithë atyre që e kritikiojnë, madje shkojnë deri aty ku edhe i përmendin fëmijët.

"Ky qe shikoni ketu eshte nje nga komentet e poshtra qe shkruhen lart e poshte! E kam thene edhe me pare se ne moshen qe jam, nuk me intereson shume se çfare thone njerezit per mua. E di mire qe disa te duan e shumica te urrejne, por edhe ata qe nuk kane asnjeren nga keto ndjenja, parapelqejne te te bejne gjyqin ne publik nga pellgu i tyre i mekateve te medha, se ndoshta kjo i ben te ndjehen me pak fajtore.

Te ishte per veten, as do e merrja mundimin te reagoja, por kur behet fjale per femijet e mi mund t’ju nxjerr syte te gjitheve per idiotesirat qe flisni duke i futur edhe ata ne vorbullen e keqdashesise tuaj.

Juve qe ju intereson kaq shume jeta private e nje njeriu si une qe e njihni vetem nga ekrani e nuk e keni as ne familje, as ne farefis e as ne shoqeri, qe duhet ta kishit komentuar vetem per punen e saj e per asgje tjeter, po ju sqaroj njehere e mire, se çfare ndodhi me familjen time nuk kam ndermend t’jua them juve!

Une dhe ish-bashkeshorti im kemi sot nje marredhenie normale dhe kemi qene dhe do jemi derisa te kemi fryme per femijet tane. Ata jane jeta jone! Mos guxoni me te permendi dhe te merreni me femijet, sepse secili nga ju do perballet me ne në gjykate!”, ka shkruar gazetarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH