Billie Eilish, e cila ishte në garë për çmime në shtatë kategori në Grammy-t e këtij viti, përfshirë tri nga kategoritë më të mëdha, shpreh zhgënjim pas humbjes në të gjitha kategoritë për të cilat ishte nominuar.
Kënga e saj më e fundit “Birds of a Feather”, një hit global, u nominua si kënga dhe rekordi i vitit, por nuk fitoi asnjë çmim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eilish ngre akuza se ndarja e çmimeve nuk është bërë duke vlerësuar talentin. “U GRABIT TALENTI. ‘BIRDS OF A FEATHER’ humbi në të gjitha kategoritë për të cilat ishte nominuar në #GRAMMY,” shkroi ajo.
Ky reagim ka shkaktuar diskutime rreth mënyrës se si ndahen çmimet dhe ndoshta përkushtimin ndaj talentit të artistëve në vend të faktorëve të tjerë.