Showbiz

U dhunua nga ish-bashkëshortja, Princ Leka akuza policisë për nxjerrjen e videos

Shkruar nga Liberale

U dhunua nga ish-bashkëshortja, Princ Leka akuza policisë për

Video e dhunës ndaj princit Leka i II-të e bërë tashmë publike, ka sjell reagimin e Oborrit Mbretëror.

Në një deklaratë përmes rrjeteve sociale, Oborri Mbretëror bën fajtore policinë për rrjedhjen e kësaj video.

Në njoftim thuhet se video është paraqitur si provë nga Princ Leka në polici dhe ndihet I keqëardhur për rrjedhjen e informacionit.

Oborri mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë për fshirjene videos nga rrjetet sociale duke u shprehur se policia ka cënuar të drejtën e anonimatit.

“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”, thuhet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH