Showbiz

U arrestua, zbulohet e kaluara e Justin Timberlake me përdorimin e alkoolit

Shkruar nga Liberale

U arrestua, zbulohet e kaluara e Justin Timberlake me përdorimin e alkoolit

Ka pasur një sërë rastesh në të kaluarën ku artisti i njohur Justin Timberlake ka folur për betejën e tij me alkoolin. Sipas Today, ai ka pranuar varësinë për revistën britanike ‘Observer Music Monthly’ në vitin 2006.

Në atë kohë ai pranoi: “Unë kam pirë shumë alkool. Unë jam njësoj si gjithë të tjerët, jam plotësisht i varur. Megjithatë, jam i sigurt që nuk ka kamera përreth kur kjo po ndodh’

Për ata që nuk e dinë, ai së fundmi u arrestua nga policia në Hamptons, në New York teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Këngëtari ishte takuar me miqtë e tij në një hotel lokal në Sag Harbor të hënën mbrëma, dhe u largua nga grupi duke drejtuar makinën i dehur.

Gjatë gjithë kësaj kohe, miqtë e tij po i thonin policisë, ‘Lëreni të shkojë, lëreni të shkojë’.

Mediat raportuan gjithashtu se oficeri që e ndaloi ishte aq i ri sa as që e dinte se kush ishte artisti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH