Showbiz

U akuzua se është në video me Princin William! Reagon SOZIA e Kate Middleton (foto)

Shkruar nga Liberale

U akuzua se është në video me Princin William! Reagon SOZIA e

Pas publikimit të një videoje nga Windsor, njerëzit kanë mbushur Instagramin e sozisë së Kate-t, Heidit me komente ku shprehen se në daljen publike ishte ajo dhe jo Kate.

Presioni i publikut është aq i madh saqë Heidi u detyrua të prononcohet. “Ishte e qartë që po diskutohej nëse në atë video ishin Kate dhe William”, tha ajo fillimisht.

U akuzua se është në video me Princin William! Reagon SOZIA e

“Kam marrë shumë mesazhe në rrjete sociale. Njerëzit mendonin se isha unë, por nuk isha. Unë isha në punë atëherë, kështu që mund të them që nuk isha unë. Jam 100 për qind e bindur se në atë video ishin Kate Middleton dhe William.

Pra, ajo është gjallë, mundemi të jemi të sigurt për këtë. Tani kjo ka shkuar shumë larg. Fillimisht ishte një shaka se ku është Kate, por tani ka shkuar vërtetë në dramë. Kjo duhet të ndalojë”, tha Heidi për The Mirror.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH