Showbiz

U aksidentua bashkë me fëmijët, Kristian Boçi humbi shikimin në syrin e majtë, si është gjendja e tij shëndetësore

Shkruar nga Liberale

U aksidentua bashkë me fëmijët, Kristian Boçi humbi

Biznesmeni i njohur, Kristian Boçi u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë pak ditë më parë.

Ai humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe si pasojë përfundoi në kanal.

Biznesmeni po udhëtonte në mjetin tip ‘Benz’ së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Por, ai vetë ka humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një video të postuar në Instagram, Boci tregon se ka humbur shikimin në syrin e majtë, por shpreson që t’i rikthehet.

"Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët’– thotë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH