Showbiz

Trishtim, lot, "sa gjynah”..., banorët vajtojnë daljen e papritur nga shtëpia të Drini Zeqos (zbulohet arsyeja)

Shkruar nga Liberale
Trishtim, lot, "sa gjynah”..., banorët vajtojnë daljen e

 

Largimi i papritur dhe urgjent i gazetarit Drini Zeqo nga shtëpia e Big Brother VIP 3 ka trishtuar të gjithë banorët, madje ka pasur edhe nga ata që e kanë përjetuar keq, duke qarë.

Pasi aktori Julian Deda përfundoi së lexuari zarfin, një pjesë e tyre e kanë cilësuar të pabesueshme duke shprehur dëshirën që ai të kthehet prapë, disa i kanë uruar që gjithçka të shkojë mirë për të dhe familjen e tij, ndërkohë Ilnisa Agolli ka shpërthyer në lot duke thënë se “ai ishte shoku im më i mirë”.

Siç raportohet, Drini ka lënë shtëpinë për shkak të një shqetësimi shëndetësor që ka kaluar nëna e tij.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: Unë tani e lexova edhe vetë, nuk e dija këtë gjë.

Roza: Mbase edhe kthehet?!

Sara: Joo, u largua me të vërtetë…

Juli: Nuk e di arsyen. Këtu thotë thjesht që “Drini ju uron suksese në vazhdim”.

Romeo: Sa gjynah o plak…

Roza: Drini ishte një element shumë shumë i veçantë në mozaikun e Big Brother. Ishte një gur i pazëvendësueshëm.

Romeo: Sa gjynah o plak, sa gjynah o plak…

Gabrieli: Hajde ishalla ka e diçka kalimtare.

Roza: Edhe sot i thash që me karakterin dhe sjelljen që ka të frymëzojë brezat në të ardhmen sepse xhentilesa dhe xhentëllmenllëku i tij është për t’u marrë shembull.

Gazi: Ishalla kthehet Drini…

Roza: Kush e di, do t’i ketë ndonjë familjar rast urgjence.

Dea: Po t’i pse prekesh kaq kollaj, forca bëhu e fortë.

Ilnisa: (duke qarë) Drini ishte shoku im.

Alfio: Ne kemi dy orë që themi ‘ku është Drini, ku është Drini’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH