Showbiz

“Tradhtarët zgjohen njësoj si ne”/ Egla i hedh "kunja" Romeos: Do më puthësh prapë duart…

Shkruar nga Liberale

“Tradhtarët zgjohen njësoj si ne”/ Egla i hedh

Romeo Veshaj e ka quajtur Egla Cenon tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri gjatë spektaklit të BBV të martën mbrëma.

Mëngjesin e sotëm, Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri për të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.

Egla: U zgjova si dritëz ylli, ose më shumë se aq.

Romeo: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne, nuk është se kanë një ndjesi faji ee. Fle rehat dhe zgjohesh rehat.

Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë.

Romeo: Kjo është pjesa më e turpshme

Egla: Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim.

Kujtojmë se Egla vuri në nominim Romeon dhe Heidin, mirëpo në të vërtetë njëri do shkojë në finale, ndërsa tjetri do jetë në nominim. Banorët e tjerë nuk janë në dijeni të kësaj skeme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH