Showbiz

"Ti s'i ke ngjarë fare babait", rrëfehet Jul Deda: Në shkollë më thonin se do të shisja domate...

Shkruar nga Liberale

"Ti s'i ke ngjarë fare babait", rrëfehet Jul Deda:

Aktori i humorit Jul Deda, gjatë një bisede me banorët në shtëpinë e famshme të Big Brother Vip, ka rrëfyer disa detaje nga fëmijëria.

Ai ka treguar se kur ka qenë i vogël, në shkollë i thoshin se do bëhej shitës domatesh, pasi nuk kishte asnjë lidhje me të atin, të ndjerin Zef Deda.

Por kur ka qenë në gjimnaz ai është bërë një nga nxënësit më ekselent, ku ka marrë dhe disa medalje.

“Më thoshin gjithmonë në shkollë se t'i do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vëlla’.

Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë, me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup”, tha aktori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH