Showbiz

“Ti nuk vlen asgjë pa Heidin”/ Egla ia “plas” në sy Romeos, ja si reagoi aktori

Shkruar nga Liberale

 

“Ti nuk vlen asgjë pa Heidin”/ Egla ia “plas”

Egla Ceno ka debatuar me Romeo Veshajn në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Banorja i tha aktorit se ai nuk vlen asgjë pa Heidi Bacin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa tregoi se e ka vënë re që të gjithë banorët po e sulmojnë të dashurën e tij, duke u munduar që ta nxjerrin atë sa më keq.

“Kur them unë që ti je e keqe zemër…”- iu kthye Romeo, megjithëse sipas Eglës, Heidi është e zgjuar dhe di ti përballojë situatat.

“O Egla, çfarë je duke bërë? Mjaft më”, i tha Heidi banores duke i kërkuar që mos ta vazhdojë më këtë bisedë.

Egla: Ti nuk vlen asgjë pa Bacin, ja këtu po ta them. Ti je asgjë pa Bacin dhe të gjithë po e sulmojnë. E kam vënë re shumë mirë. Po mundohen se si ta nxjerrin keq sepse mundohen ta gjejnë në defekt

Romeo: Kur them unë që ti je e keqe zemër…

Egla: Ajo është ok fare. Tha më lini rehat se s’dua ta fitoj fare

Egla: Çfarë po bëj more? Të vjen keq që dëshirojnë të sulmojnë Bacin dhe ti nuk vlen asgjë pa Bacin?!

Heidi: O Egla, çfarë je duke bërë? Mjaft më

Egla: Nuk vlen asgjë pa Bacin dhe janë duke sulmuar atë dhe pikë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH