Showbiz

“Ti je dashni e vjetër”/ Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Besi?

Shkruar nga Liberale

“Ti je dashni e vjetër”/ Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen

Ndarja e Besit dhe Xhensilës është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit.

Një vit më parë, çifti i dha fund vorbullës se lajmeve se po divorcohen, me lajmin e ëmbël se po bëhen prindër për herë të dytë.

Por pak muaj pas lindjes së djalit dolën mediat për ndarjes e dyshes shumë të dashur nga publiku.

“Ti je dashni e vjetër”/ Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen

Besi dhe Xhensila hoqër njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në “Instagram”, ndërsa mediat raportuan se aktualisht ata janë në proces divorci.

Dyshja nuk kanë reaguar asnjëherë publikisht për të konfirmuar apo mohuar lajmet, por të shtunën Xhensila ka nxjerrë këngën e saj më të re.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen janë fjalët e këngës, e cila është aluduar se i dedikohet Besit.

“Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë. A e di sa zemrën ma ke vrarë. Ike shumë shpejt ti ike, zemrën ma le bosh. Ike, o sa kam qarë, me lot jam larë. Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër, se ti je dashni e vjetër, si ty nuk shoh unë dikën tjetër”, thuhet ndër të tjera në këngë.

Kjo ka ngritur dyshimet nëse kënga është një konfirmim për ndarjen e dyshes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH