Showbiz

"Ti e nise debatin..."/ Françeska i kërkon falje Sarës: Nuk i meriton fjalët që ti thashë

Shkruar nga Liberale

"Ti e nise debatin..."/ Françeska i kërkon falje

Ish-Missi, Françeska Murati dhe modelja Sara Gjordeni janë sqaruar me njëra-tjetrën, pas sherrit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” që degjeneroi në përleshje fizike mes dy banoreve.

Gjatë një bashkëbisedimi mes tyre, Françeska ka vendosur të sqarohet me Sarën duke i kërkuar falje për fjalët ofenduese që i tha, duke shtuar se veprimet agresive për të janë të patolerueshme.

Murati u shpreh se nëse Sara donte të dilte në nominim me të, t’ia kërkonte pasi do e pranonte të futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulëta

Sara: E vlerësoj këtë që bëre tani. Nuk kam asgjë me ty

Françeska: Situata te banja për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme. Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë. Ti e nise debatin me ty

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH