Showbiz

“T’i dua sytë që më shikojnë”, banori i ulet në gjunjë dhe i shpreh dashurinë Dianës në Big Brother VIP Kosova

Shkruar nga Liberale

“T’i dua sytë që më shikojnë”, banori i

Në spektaklin e njohur Big Brother VIP Kosova 3, romanca duket se po fillon të marrë jetë midis banorëve, dhe çifti më i përfolur i momentit është Arioni dhe Diana.

Gjatë një bashkëbisedimi emocional, Arioni dha komente pozitive për Dianën, duke shprehur publikisht pëlqimin dhe ndjenjat e tij të thella për të.

Arioni nuk ngurroi ta shprehë dashurinë e tij me fjalë të ngrohta dhe plot emocion, duke e krahasuar Dianën me një ëndërr për çdo djalë.

“Çdo djalë kish pas andërr me pasë një femër si ti”, i tha ai, duke e vlerësuar jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për karakterin dhe sharmin që sipas tij, i “lëviz gjithmonë zemrën”.

Në një deklaratë plot ndjenjë, ai shtoi: “T’i dua sytë kur më kqyrin, ta dua gojën kur flet për mua.” Këto fjalë, të shoqëruara me urimin që kjo të jetë vetëm fillimi i lidhjes së tyre, tregojnë për një ndjenjë të vërtetë që po krijohet mes dy banorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH