Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura e ka quajtur Stresin njeri të pabesë, pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se Stresi nuk është mashkull, si edhe s’ka burrëri.
“Stresi është besëprem, nuk është mashkull. Nuk është burrni ai është mashkull”, tha ajo.
Por, reperi ka reaguar nga arratia dhe ka zbuluar detaje rreth raportit intim që ka pasur me Juliana Nurën, me të cilën ndau edhe shtëpinë e BBVK.
Stresi komentoi në një video të shpërndarë të deklaratës të saj, duke shkruar: “Më fal që s’të kam q* në hotel, por në makinë”.
Më tej, reperi ka shpërndarë postimin dhe shkruan: “Më fal që s’të kam çuar në hotel ke të drejtë jam bespremë, se të çova me makinë në Malin e Dajtit”.
Stresi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.
Në “instastory” ai ka shpërndarë deklaratën e Juliana Nurës që ka bërë ndaj tij, e si kundërpërgjigje, tregon se çfarë ka ndodhur mes tyre. Kujtojmë se Juliana Nura, ish-finalistja e Big Brother Vip 1’, komentoi sherrin në Pejë që po bën bujë në media dhe rrjete sociale. Në një video në Instastory ajo u shpreh se ka marrë shumë mesazhe lidhur me këtë rast ku më së shumti është pyetur për Stresin, për të cilin tha se është një mashkull besprem dhe nuk ka burrëri.
Me siguri Juliana do reagojë në orët në vijim ndaj kësaj deklarate.