Showbiz

Tha që është e dashuruar, Egla Ceno rezulton e martuar, zbulohet gjëndja e saj civile

Shkruar nga Liberale

Tha që është e dashuruar, Egla Ceno rezulton e martuar, zbulohet

Shumë pak e prisnin Egla Cenon në këtë format, të cilin e kemi parë në “Big Brother”. Një aktore me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por gjithnjë e tërhequr nga zhurma mediatike, Egla u shpreh që në fillim se në këtë lojë kishte marrë me vete 7 personalitetet e saj.

 Vëllai i Madh ka organizuar këtë javë një lojë, ku secili prej tyre duhet të krahasojë dy banorë sipas shortit. Teksa Franceska ka krahasuar Meritonin dhe Eglën, fjalët e saj nuk i kanë pëlqyer aspak Eglës, e cila në mënyrë ironike për Meritonin dhe Ilnisën është shprehur se ajo dashurinë e saj e ka jashtë.
“Do t’ju jap një eksluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse s’e kam treguar poshtë jorganit në “BBV”,”- tha ajo.

Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë.

Me deklaratën e saj në lojë, në një farë mënyre Egla vërteton titujt e portaleve që ajo mund të këtë një partner dhe një martese jashtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH