Showbiz

Tha që do hidhej nga ballkoni! Çfarë do të bëjë Roza Lati tani që çmimin e madh e mori Egla?

Shkruar nga Liberale

Tha që do hidhej nga ballkoni! Çfarë do të bëjë

Roza Lati kishte bërë një deklaratë për Egla Cenon përpara finales së madhe të Big Brother të shtunën (25 maj).

Moderatorja e njohur tha se nëse do të fitonte Egla do të hidhej nga ballkoni.

Kjo u komentua aq shumë në rrjet saqë ishte shpërndarë gjithandej, megjithëse prezantuesja nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me aktoren.

E pranishme në ‘Post Big Brother’, Roza ka sqaruar deklaratën përpara ish-konkurrentëve.

“Do i dalë maunës para, do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla, ja që fitoi. Kjo është shprehja që unë e barazoj që të mos laj enët. Ka këtë lloj peshe. Ishte një lloj shakaje, por edhe një qëndrim i vërtetë që unë e kam mbajtur kundrejt Eglës”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH