Showbiz

Bëjnë teatër! Banorët bëhen bashkë kundër Eglës, Julit, Heidit dhe Romeos! Çfarë ndodhi?

Shkruar nga Liberale

Bëjnë teatër! Banorët bëhen bashkë kundër

A po krijohet një “teatër” mes Julit, Romeos, Eglës dhe Heidit? Kjo pyetje ka krijuar shumë debate, me të gjithë pjesën tjetër të banorëve që janë bërë bashkë kundër kësaj katërshe, që në prime u komentua kështu:

Meritoni: Unë e kam treguar dhe gjatë kësaj jave kam kërkuar nga Françeska, Rikja, Graciano dhe Liami që ne ta hedhim poshtë këtë teatër. Kemi bërë dhe ne atë teatrin tonë. Është e vërtetë që Juli ndihmon Romeon, Romeo-Eglën, Egla-Heidin… Kur ka Egla me Rozën, ikën nga Roza. Kur ka Romeo debat me mua, vjen Egla dhe e largon. Po ashtu edhe Juli e ka injoruar në çdo rast Françeskën.

Erjola: Janë dy gjëra që dua të cek. Alenacë që është përfolur mes Julit dhe Eglës, nuk e mendoj këtë gjë sepse kam qenë prezente në shumë raste të tyre. Bëhet një lojë futbolli, që pavarësisht që unë me Julin jam shumë e afërt, nuk i heq pikën fjalëve të mia. Me të majtën i bie Romeos që bën sikur e do shumë dhe me të djathtën Julit. Heidi në disa sekuenca përfshihet.

Graciano: Që kur jam kthyer në shtëpi e kam ndjerë këtë katërkëndësh, duke i bërë bllok personazheve si unë, Liami, tjetrit e tjetrit. Secili këtu di të sillet vetë, por ky është reality-show që vlerësohet sinqeriteti. Nuk e ka treguar asnjëri dhe bëjnë këto skena. Kaq e sikletshme është kjo situatë që njerëzit paguajnë.

Egla: Shumë fraza aty janë të dala nga konteksti.

Rike: Unë këtë dyshim e kam pasur që nga fundi i shkurtit dhe e kam folur me Julin. Duke e parë lojën që bëjnë, që debatojnë për gjëra kot, që duket që është teatër. Unë e shoh këtë lojë që duhet bërë në mënyrë reale. Ju shani ofendoheni dhe nesër pajtoheni.

Jetmiri: Para 10 minutash, ku dy kundërshtarë u therën me thika, doli që na ishin aleatë. Ku qëndron argumenti, ku qëndron loja?

Roza: Më pëlqeu që kishit futur në klip bisedën time me Riken dhe komenti im ishte që këta në thelb nuk janë kundërshtarë por bashkëpunëtorë. Që kjo katërshja t’i bien njëri-tjetrit për të shkuar në finale. Big Brother-i ka 13 lojtarë, nuk fitohet me tre lojtarë të tjerë.

Françeska: Në fakt është pika që një situatë shumë toksike, prej këtyre katër personave, që kanë lënë mënjëanë situata të vërteta. Ne nuk i lejojmë, por kur katër veta ndërhynë menjëherë… Është krijuar një situatë shumë toksike, ku ti përballesh me një nga këta katër persona dhe të zhduken.

Egla: Ne nuk jemi epiqendra e shtëpisë.

Françeska: Unë që doja të kisha një situatë me Romeon, ai më bënte bllok.

Romeo: S’mund të më përmendësh Donaldon edhe mamin.

Liami: Më bëhet qejfi që e kam pasur një nuhatje kaq të fortë. Të shohim çdo të ndodhë tani. Unë dhe Meritoni kemi hyrë në tema që i kemi nuhatur.

Liami: Nuk është paaftësi ajo. Para klipit që doli tani ishte shumë e qartë tendenca që tha pse s’më shpëtove mua dhe Lidin.

Heidi: Sqarimi i çdo situate është ndryshe. Unë gjithë këta njerëzit s’i kam parë kurrë në jetën time para se të hyja këtu. Këto tre persona kanë qenë prezent në jetën time që në fillim. Ka debate që janë serioze dhe ka një histori për të thenë. Kam ato hallet e mia, debatet e mia, por faktin të më fusin në një teatër gjigand është absurde, kur unë nuk kam asnjë debat me këta persona. Unë problemet i kam me Liamin, Jetmirin, me Françeskën, Gracianon. Nëse flasim për teatër mund të marrim dhe teatrin e gocave që unë akoma s’e kuptoj pse janë zënë.

Juli: Shpresoj që bashkëbanorët të tregojnë respekt. Doja t’iu falënderoja nga zemra për këtë klip. Kam për detyrë të sqarojë publikun. E tregoj dhe në video, janë gjëra që i kanë thënë këta, por i kam thënë dhe unë. Jam akuzuar nga Rikja që kam një aleancë me Eglën, kur s’e njihja fare nga jashtë, përtveç atij skeçit, ndërsa me Romeon kam qenë i ftuar para shumë kohësh në emisionin e tij. Unë personalisht nuk shoh asnjë fakt, në këtë video që unë të jem i përfshirë në një marrëveshje të fshehtë as me Romeon, as me Eglën e as me Heidin. Nëse bazohen te ajo pamja që kemi qenë pas festës së beqarisë kur kemi qeshur. Fakti që këta bazohen kur njëherë jemi mirë, njëherë qeshim. Meritoni i ka hequr rripin dhe Rikes, edhe Rikja rri akoma me të. Falënderoj dhe banorët e shtëpisë që kanë prerë biletë për të parë këtë teatër.

Romeo: Kjo revoltë dhe kryengritje e banorëve të tjerë, për mendimin tim kanë ardhur këtu për të bërë analiza. Më duket një kryengritje alla “Jetmirshe”. I thashë dhe Lidit dje, mos e thuaj pse më injoron, sepse ajo të tregon të dobët. Nga dita ime e parë këtu, te kjo katërshe, me Heidin kam linjën time, me Julin kam linjën time, me Eglën kam linjën time. S’mund të vijë Jetmirin në ditën e 60-të dhe të thotë merru me mua. Por unë jam zënë dhe me Erjolën, jam zënë dhe me Rozën, jam zënë dhe me Riken, jam zënë dhe me Françeskën, jam therur me Meritonin.

Egla: Unë bëra tre muaj në këtë shtëpi dhe kam dëgjuar shpesh fjalën teatër. Koha është gjëja më e shtrenjtë që kam në këtë shtëpi. Unë nuk po bëj teatër, nuk po bëj lojë, jam duke e shijuar.

Rike: Edhe tani je duke aktruar, edhe tani po aktron. Nuk e duroj dot sepse nuk është reale.

Egla: Nuk e quaj veten aq të rëndësishme sa më quajnë këta njerëz. Me Heidin, Romeon dhe Julin kam linja debatesh siç kam pasur. Me Heidin do të doja ta shihja veten drejt fundit. Do të doja shumë të shihja dhe Erjolën drejt finales, sepse mendoj se e meriton. Edhe Julin doja ta shihja drejt finales, sepse mendoj se e meriton.

Arbëri: Mendoj se është një lojë jo fortë e bukur, ashtu siç kam dyshimet e mia, siç kam për disa banorë që kanë pasur komunikimet e tyre para se të hyjnë në shtëpinë e Big Brother.

Ori: Nëse kjo është një skemë, sinqerisht do i duartrokisja, një super skemë, super e fortë. Në fund fare, publiku nuk është se i dashuron shumë skemat. Gjithë pjesa tjetër që nuk janë pjesë e skemës, i përgëzoj për këtë nuhatje. Nëse ka një nuhatje, nuk është e gjitha një gënjeshtër. Mendoj se dhe pjesa tjetër e banorëve kërkojnë një vëmendje. Pse i kërkoni llogari atyre pse nuk ju hedhin topin për debat? Krijoni debatet e juaja sepse jeni në shumicë.

Jetmiri: Janë karaktere të tillë që nuk e bëjnë një skemë të tillë brenda një reality.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH