Showbiz

Surprizë për Meritonin! Ja cilët janë disa prej banorëve që do i bashkohen sonte shtëpisë së "BBV3"

Shkruar nga Liberale

Surprizë për Meritonin! Ja cilët janë disa prej

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen. Banori i “Big Brother VIP Albania 3” ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në InstaStory urimin e saj për Meritonin.

Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni.

Deri më tani disa prej banorëve që do i bashkohen shtëpisë së BBV3 janë Ilnisa, Sara, Bardhi, Dea Vieri, Vesa dhe Franceska. Të paktën këta janë disa prej banorëve që e kanë bërë të ditur hyrjen në shtëpi përmes rrjeteve sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH