Showbiz

Studimi i ri: Ja kush përfiton nga të ngrënit me orar të caktuar

Shkruar nga Liberale
Studimi i ri: Ja kush përfiton nga të ngrënit me orar të

Të rriturit që kanë sindromën metablike mund të përfitojnë nga të ngrënit me orar të caktuar, gjë që do të thotë se iu lejohet ngrënia e ushqimit vetëm brenda një orari tetë orësh.

Sindroma metabolike është një grup problemesh shëndetësore ku përfshihen, tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i sheqerit në gjak, kolesteroli i lartë si dhe pesha e tepërt abdominale, shkruan New York Post.

Kështu ka sugjeruar studimi i ri nga Instituti Stalk dhe Universiteti i Kalifornisë në San Diego, i cili ka ndarë në dy grupe 108 persona paradiabetik me sindromë metabolike.

Pjesëmarrësit e grupit të parë të studimit morën rekomandime rreth vlerave ushqyese dhe iu është thënë të vazhdojnë me orarin normal të të ngrënit siç kanë bërë më parë.

Pjesëmarrësve të grupit të dytë iu janë dhënë rekomandimet e njëjta rreth vlerave ushqyese, të cilat u lejua t’i konsumonin vetëm brenda 8 deri në 10 orë brenda ditës.

Për tre muaj pjesëmarrësit regjistruan të dhënat e tyre të orarit të të ngrënit në aplikacionin myCardiacClock.

Autorët e studimit analizuan të dhënat dhe gjetën se ata persona që patën orar të caktuar të të ngrënit humbnin më shumë peshë dhe kishin balancë më të mirë të sheqerit në gjak se sa grupi tjetër.

Koha e të ngrënit për këtë grup ishte prej orës 9:14 në mëngjes deri në orën 6:59 në mbrëmje.

Studiuesit kanë treguar se vetëm një person në grupin me orar të caktuar paraqiti efekte anësore si irritim, lodhje dhe vështirësi në koncentrim.

Ata kanë bërë thirrje që të bëhen studime më të mëdha në mënyrë që të analizohen më shumë efektet e të ngrënit me orar të caktuar dhe kanë deklaruar se “të ngrënit në orar strikt është stil efektiv dhe praktik i të jetuarit”./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH