Numërimi mbrapsht për fermerët e edicionit të dytë të “Ferma Vip” ka nisur. Tensioni dhe emocionet janë të pandalshme për tre finalistët e shpallur tashmë, por dhe për të katër fermerët që ende luftojnë për një vend në finale.
Në një garë të ashpër për të fituar çmimin e madh, janë Erandi, Big Mama dhe Big Basta, që kanë siguruar një vend në finale. Ata kanë treguar forcë, guxim dhe strategji në çdo fazë të lojës.
Megjithatë, gara për të prekur finalen nuk ka përfunduar pwr katër fermerët e tjerë të mbetur në lojë, Ylli, Andueli, Andrea, dhe Elinara.
Këta dy të fundit sonte do të kenë një përballje të fundit, ku është publiku ai që përmes votës vendos se cili prej tyre do të ndërpresë përfundimisht mundësinë për të vijuar rrugëtimin deri më datë 20 qershor.