Showbiz

Sonila Meço ndan FOTON, bashkëshorti i motrës gjerman bën tifo për Shqipërinë: Të gëzojmë edhe dhëndurët e nuset e huaja!

Shkruar nga Liberale

Sonila Meço ndan FOTON, bashkëshorti i motrës gjerman

Gazetarja e njohur Sonila Meço ka bërë një postim epik pak para fillimit të ndeshjes Kroaci-Shqipëri.

Ajo ka ndarë një foto të motrës së saj me bashkëshortin gjerman, i cili është i veshur kuq e zi dhe bën tifo për Shqipërinë.

“Edhe në Gjermani dhëndurët i kemi nga fshati i nuses”, shkruan me humor Sonila Meço.

“Familjet e përziera, me nuse a dhëndurë me kombësi të ndryshme janë dëshmuar të suksesshme në këtë epokë.

Ja p.sh kjo zonjë shqiptare (Rezi) dhe i shoqi gjerman (Jens) merren vesh kaq mirë në një ditë si kjo kur në orën 15:00 luan Shqipëria dhe në orën 18:00 Gjermania për Europianin.

Secili bën tifozllëk për skuadrën e vet, në paqe, harmoni e liri të plotë zgjedhjeje:

Rezi për Shqipërinë e Jensi për skuadrën e gruas

Edhe në Gjermani dhëndurët i kemi nga fshati i nuses

Forcaaaaa sot çunat e Kombëtares, të gëzojmë edhe dhëndurët e nuset e huaja ”, shkruan gazetarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH