Showbiz

“Skandal në spitalin ku u shtrua princesha” Stafi mjekësor tentoi të hapte dosjen sekrete të Kate Middelton!

Shkruar nga Liberale

“Skandal në spitalin ku u shtrua princesha” Stafi mjekësor

Spitali ku princesha e Uellsit, Kate Middleton mori trajtim mjekësor, ka qenë në qendër të një skandali të madh të sigurisë mbrëmjen e djeshme.

“The Mirror” shkruan se stafi mjekësor u përpoq të hynte në të dhënat private mjekësore të Middleton.

Që prej janarit të këtij viti princesha ishte shtruar në një spital privat në Londër ku iu nënshtrua një operacioni ‘misterioz’ abdominal, për të cilin nuk u zbuluan kurrë detaje. Për të garantuar privatësinë e saj, dera e dhomës ku ishte shtruar princesha, ruhej ditë e natë nga 2 policë por mesa duket një masë e tillë nuk ka qenë e mjaftueshme.

Një prej punonjësve, ishte përpjekur të hakonte skedarin e kompjuterit që përmande kartelën mjekësore me informacion konfidencial mbi kushtet shëndetësore të princeshës së Uellsit.
Në një reagim të bërë nga spitali thuhet: Ne besojmë fuqishëm se të gjithë pacientët tanë, pavarësisht statusit të tyre, kanë të drejtën e privatësisë dhe konfidencialitetit në lidhje me informacionin mjekësor.

Autoriteti i pavarur për Mbrojtjen e të Dhënave në Mbretërinë e Bashkuar (ICO) ka nisur një hetim administrativ për rastin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH