Showbiz

''Si përfunduam kështu mor burr?''/ VIDEO virale e dy artistëve shqiptarë teksa 'vuajnë' për ish-partneret

Shkruar nga Liberale

''Si përfunduam kështu mor burr?''/ VIDEO virale e

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku janë miq prej shume vitesh, ku shpesh janë shprehur se nuk janë vetëm miq, por vëllezër.

Dy artistët janë bërë bashkë në ditët e para të viti të ri ku kanë kënduar bashkë, por nuk mund të mungonin batutat dhe humori.

Në një moment ngjitur në skenë Olsi dhe Besi kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin në lidhje me jetën e tyre dhe ndarjen nga partneret.

“E çuditshme fare, isha duke i thënë një ditë besit më përpara bënim këngë “skifterja ime” unë “ajo nuk do drama” vetëm këngë qejfi mbas 5 vitesh të dy jemi “Baby t’kam pas në mish, tani je ish” dhe Besi “Nga mosmirënjohja” . Si përfunduam kshu mor burr? “ – ka thënë Olsi Bylyku ndërsa është shoqëruar me të qeshura nga të pranishmit.

Kujtojmë se pak pas ndarjes nga Egli, Olsi konfirmoi lidhjen e tij të re. Madje në ditën e saj të lindjes ai bëri një dhuratë tepër të veçantë, këngën me titull ‘Amla’.

Ndërsa përsa i përket Besit dhe Xhensilës, ndarja e çiftit mesa duket nuk ka qenë aspak e lehtë. Në një intervistë të dhënë në 2024 Besi u shpreh se vajzën, Ajkën e shikonte më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH