Pas Noizy-iit Dhe Stresit, të dy të shpallur në kërkim nga policia e Kosovës për shkak të sherrit në një disko të Pejës, ka reaguar Bahtjar Bajraktari, (i njohur me emrin e artit si Dj Crax ) pjesë e grupit të tij muzikor, i cili shprehet se nuk është kriminel që policia ta shpallë në kërkim, dhe as nuk i fshihet drejtësisë.
“Por kjo që po ndodh është shumë e padrejtë, ndaj meje dhe ndaj shokut tim. Vij nga një familje dëshmorësh, fisnike dhe me traditë SHQIPETARE dhe ndihem i turpëruar për gjithë këtë ngjarje. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do vij në vendin e vet.
Ne nuk kemi lenë vend për dhunë në asnjë moment, jo sot po as dje e as nesër, puna jonë ka qenë dhe do jetë e pastër duke mos e ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha, duke iu shmang problemeve gjithë kohës”, shkruan ai në deklaratën e bërë në rrjetet sociale.